Plasin kapsollat, dyshohet një i lënduar tek protesta pas shembjes së teatrit (FOTO LAJM)

Ka ndodhur një incident në Bulevardin ku po zhvillohet protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pak më parë, artistët deklaruan se një person po tentonte të ndërhynte dhe të provoktonte qytetarët.

Ndërkohë që flisnin artistët, personi në fjalë i mbuluar me xhup ka hedhur disa kapsolla duke shkaktuar panik.

Kanë qënë vetë pjesmarrësit e protestës të cilët i janë afruar personit të fjalë duke e marrë dhe duke e larguar nga turma. /albeu.com/


Shtuar 18.05.2020 15:58