Plas sherri mes fqinjëve në Vlorë, humb jetën 60 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Vlorë ku si pasojë e një sherri ka mbetur i vdekur një person.

Viktima është Bujar Mehmeti 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një konflikt pronësie pranë një karburanti në lagjen ”11 Janari”.

Mësohet se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.


Shtuar 29.04.2020 09:10