Plas në Delvinë, i riu merr çiften dhe qëllon shokun

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Delvinë.

Burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve i cili ka përfunduar në plagosje me armë.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej personave të përfshirë në sherr, me inicialet L.K.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katalat” dhe se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka nisur për çështjen e kullotave për bagëtitë dhe se dy personat e përfshirë në konflikt, janë barinj. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2020 17:34