Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në zonën e Fermentimit, në Shkodër.
Mësohet se një prej të plagosurve është shtetasi E.Gjeka, por fatmirëshit të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy të plagosurit janë qëlluar nga një makinë “Audi” e zezë, por ende nuk janë identifikuar autorët.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.