Plas arma në Shkodër, plagoset një 50 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër vetëm pak minuta më parë.

Një përplasje me armë zjarri ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës.

I plagosuri është identifikuar si Gëzim Bici, 50 vjeç.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe dorë.

Rrethanat e plagosjes nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 15:33