Plas arma në mesnatë në Kurbin, plagosen dy shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurvin. Mësohet se nga të shtënat me armë janë plagosur dy shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur A.M rreth 50 vjeç dhe një person tjetër me iniciale K.L.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa nuk dihen shkaqet. Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga policia. /albeu.com/
s


Shtuar 5.05.2020 21:21