Plagosen rëndë dy vëllezër, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Burimet bëjnë me dije se dy vëllezër janë plagosur me thikë ndërsa nuk është identifikuar ende autori.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si Fushë-Bulqizë, dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy vëllezërve si dhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se sherri ka ardhur pas një konflikti të çastit.

“Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policies të cilat po punojnë për kapjen e tij. Agresori me dy vëllezërit kishin njohje të mëparshme. /albeu.com/


Shtuar 1.07.2020 18:39