Të bllokuar prej tre ditësh në Kapshticë, emigrantët nuk lejojnë kalimin e kamionëve

Tashmë po bëjnë tre ditë të bllokuar në doganën e Kapshticës, e pavarësisht thirrjevë të kryeministrit, emigrantët kanë vendosur se nuk do lejojnë kalimin e kamionëve derisa të zgjidhet situata e tyre.

Më herët, kryeministri Rama i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve që të mos përpiqen të vijnë në Shqipëri, pasi nuk do të lejohen të futen, masë kjo marrë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të respektojë detyrimet kushtetuese që ka shteti ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.


Shtuar 5.04.2020 17:15