“Një tjetër kryebashkiak i Ramës, i dënuar”

Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim ditën e sotme për një tjetër kryebashkiak të qeverisë Rama.

Sipas tyre kreu i Bashkisë së Matit është i dënuar me vendim të formës së prerë.

Ka qenw Sekretari i Pwrgjithshwm, Gazment Bardhi i cili ka publikuar edhe vendimin qw sipas tij konfirmon dwnimin Agron Malajt.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”- tha ai. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 10:40