Një tjetër i prekur me koronavirus në Shkodër, pati kontakt me mjekë dhe infermierë

Eshtë shtuar një tjetër rast pozitiv me koronavirus në Shkodër. Një person nga Puka ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet, ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës, në repartin e Infektivit dhe pasi ka kryer tamponin, ka rezultuar negativ raporton Panorama.

Më pas është dërguar në Tirane dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv.

Pas këtij rasti po bëhen analizat e stafit mjekësor, mjek dhe infermier në spitalin e Shkodrës që kanë pasur kontakte me këtë shtetas.


Shtuar 25.03.2020 09:47