Ngjarje tragjike në Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga pallati e gjen vdekjen

Një 36-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Burimet bëjnë me dije se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Tiranë.

Policia thotë se viktimë mbeti 36-vjeçarja me inicialet M.Ll.

Ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende shkaqet që e çuan drejt vendimit ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 2.07.2020 16:33