Ngjarje e rëndë në Lezhë, gjenden të vrarë në një kodër dy shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lalm në Lezhë ku janë gjetur të vdekur dy viktima të cilët dyshohen se kanë humbur jetën si pasojë epërdorimit të armës së zjarrit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 14:22