Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vrakë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor I cili është transportuar në gjendje kritike për në spital.
Ende nuk dihet emri i tij, por paraprakisht mësohet se është rreth 40-vjeç.