Ndryshimet kushtetuese, reagon ashpër Meta: T’i jepet fund kësaj marrëzie!

Presidenti Meta ka reaguar me tonë të ashpra në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

“Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë…”

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱 SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA!


Shtuar më 14.07.2020 15:41

güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş