Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundjet e tërmetit nuk kanë ndërmend ti ndahen vendit tonë.

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Të dyja ishin me epiqendër në zonën e Devollit në fshatin Hoçisht.

Tërmeti i parë ishte me magnitudë 3.2, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme në banesa.


Shtuar 16.07.2020 19:04