Ndërron jetë 65-vjeçari i infektuar me COVID-19 tek Infektivi

Një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë, teksa i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, kërkon nga qytetarët që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë rregullat e vendosura.

Reagimi i plotë:

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.


Shtuar 23.06.2020 15:43