Mund të jetë përdorur për krime, gjendet e shkrumbuar e pa targa makina në Elbasan

Pak minuta më parë është gjetur një makinë e djegur dhe pa targa në aksin Tiranë-Elbasan në fshatin Gracen.

Mësohet se makina është braktisur dhe shkrumbur në flakë në këto zonë e cila njihet për pak lëvizje.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin dhe e kane braktisur duke i venë flákën.

Makina është transportuar me karrotrec në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Rikujtojmë se një ndër arsyet e djegieve të makinave pa targa kryhet nga bandat ose njerëzit pas ngjarjeve kriminale në vend për të humbur gjurmët.


Shtuar 9.05.2020 21:46