Mjeku i infektuar dhe një person dërgohen me urgjencë në Infektiv

Dy persona me COVID-19 janë dërguar me urgjencë drejt Infektivit pasi janë përkeqësuar ndjeshëm.

Një prej tyre është mjeku epidemiolog nga Bulqiza i cili rezultoi pozitiv dy ditë më parë me COVID-19. Ndërkohë bëhet me dije se edhe 4 familjarë të tij kanë rezultuar të infektuar.

Sakaq një nga pesë rastet e bëra publike nga Minisitria e Shëndetësisë në qarkun e Gjirokastrës është edhe një person nga fshati Nivicë, i cili bëhet me dije se është në gjendje të rëndë.

Personi i infektuar më COVID-19 bëhet me dije se është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.


Shtuar 9.07.2020 11:24