Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme fshatin Novosej në Kukës, ku një i ri është mbytur në rezervuar.
Dyshohet se S.B., rreth 19 vjeç është mbytur duke u larë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftim paraprak: Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç. Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.