Maskat grabisin banesën e 40-vjeçares në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.

Persona me maska kanë grabitur në qendër të qytetit të Fierit një banesë. Burime të policisë kanë thënë se banesa e shtetases me iniciale E.M 40 vjeçe është bërë dje “pre” e hajdutëve.

Të lidhura

None found

Sipas policisë autorët kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë (bixhuteri).

Pas denoncimit policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.


Shtuar 28.01.2020 17:39