Ministrja Manastirliu u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Manastirliu tha se maska/ barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për ta zbatuar këtë masë, sepse, shëndeti nuk ka çmim! Më parë maska ka qenë e detyrueshme për subjektet, tashmë do të jetë edhe për qytetarët”, tha ministrja.
