Që kur ka nisur 2020, aksidentet kanë përgjakur vazhdimisht rrugët.
Ditën e sotme një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Transballkanike”. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/