Makina përmbyset mes qytetit, shpëtojnë mrekullisht nëna me dy fëmijët

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa asnjë viktimë ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku mësohet se një makinë është përmbysur mes rrugës.

Makina drejtohej nga një grua dhe në mjet gjendet më dy fëmijët e saj.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka viktima dhe të lënduar rëndë.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti të çuditshëm në mes të qytetit.


Shtuar 6.06.2020 10:23