Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Aksidenti i rëndë me pasojë ka ndodhur pak minuta më parë në Prezë të Tiranës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtar ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë njoftim për ngjarjen e rëndë.
Ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës si dhe i drejtuesit të mjetit që është përfshirë në aksident ndërsa në vijim pritet të mbërrijnë informacione më të detajuara për ngjarjen.