Lëvizje të reja tek trualli, thirret protestë urgjente në Tiranë

Pavarësisht se nuk pritej, Aleanca për Teatrin ka thirrur në protestë pasditën e sotme qytetarët.

Arsyeja për këtë protestë emergjentë e cila pritet të zhvillohet tek sheshi para pedonales në Tiranë, është se punonjësit kanë filluar rrethimin e zones dhe pronës së Teatrit Kombëtar.

Rikujtojmë se shembja e teatrit u krye më 17 maj në orën 04:00 të mëngjesit, pak orë pas marrjes së vendimit për sheshimin e ndërtesës. /albeu.com/


Shtuar 22.05.2020 14:53