Shefi i Komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli është pezulluar nga detyra.
Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis i cili u gjet ditë më parë në zonën e Kshnjetit në bashkinë e Lezhës.
Ende nuk është e konfirmuar të kenë lidhje shkarkimi me sekuestrimin e lëndës narkotike por pritet të dalin detajet në orët në vazhdim. /albeu.com/
