Janë zbardhur shifrat e fundit mbi viktimat dhe të infektuarit nga COVID-19 në Itali.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 viktima dhe 1965 raste të reja.
Ndërkohë është ulur numri aktual i personave të infektuar në 100,843.
Deri më sot pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali 28,236 viktima dhe 207,428 te infektuar.
Në strukturat spitalore të dhënat vijnë drejt përmirësimit ditë pas dite.
Në 24 orët e fundit në repartet e terapisë intesive janë shënuar 116 pacientë më pak dhe janë 2,304 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.