Ndërkohë që COVID-19 ka shkaktuar 2,762,484 të infektuar dhe 193,227 të vdekur, një lajm i mirë vjen nga Kina.
Sipas Daily Mail, një zyrtar kinez ka deklaruar se vaksina e parë e koronavirusit COVID-19, mund të jetë e gatshme në më pak se 5 muaj, pra në shtator.
Dr Gao Fu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Kinës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha që Kina do të sjellë një vaksinë efikase për COVID-19 deri në shtator.
Shefi i shëndetësisë shtoi se vaksina do të përdoret për situata emergjente, siç është një valë e re e shpërthimit të virusit.
“Deri në shtator, mund të kemi një vaksinë që do të përdoret për raste urgjente. Për shembull, nëse kemi përsëri një shpërthim urgjence të COVID”- tha zyrtari kinez.
Kjo vaksinë e cila ende po testohet, është vetëm për raste urgjente ndërkohë sipas të njëjtit zyrtar, një vaksinë për popullatën e shëndetshme do të jetë e gatshme në fillim të vitit të ardhshëm. /albeu.com/