Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Në Bathore, dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, mësohet se një burrë ka vrarë kunatën e tij.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për çështje morali.
Ende nuk janë të qarta rrethanat apo detajet e krimit të rëndë. /albeu.com/