Koronavirusi nuk di të ndalet, në 24 orë Italia ka humbur 683 njerëz

Koronavirusi në Itali po shkakton qindra viktima në ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 683 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi.

Po në këtë hark kohor janë identifikuar edhe 5210 persona të prekur nga ky virus.

Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 1036 të prekur nga koronavirusi.

Sot u njoftua vdekja e katër mjekëve duke e çuar nl 29 numrin e mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.


Shtuar 25.03.2020 17:20