Koronavirusi bën namin në burgun e Drenovës, të dënuarit nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shpërndarja e koronavirusit duket se nuk ka kursyer as burgun e Drenovës në Korçë.

Pas analizave të tamponëve të fudnit janë 8 të burgosur pozitivë në këtë burg.

Të gjithë të burgosurit janë në të njëjtin sektor, kat të godinës.

Sipas burimevejanë bërë shumë tampone dhe 8 kanë dalë tashmë pozitivë.

Ndërkohë mësohet se të burgosurit pozitivë janë nisur mbrëmë në mesnatë drejt spitalit të burgut në kryeqytet.


Shtuar 7.09.2020 09:25