Koalicon me LSI? Rama përgjigjet shkurt dhe prerë

A do të ketë sërish një koalicion mes PS-LSI? Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ky bashkëpunim politik të ndodhë.

Gjithashtu Rama ka thënë se vazhdon të mendojë se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re, por teksa i është kërkuar një informacion më i detajuar, se kush do të ishte drejtues i saj, Kryeministri theksoi se kjo është në kuadrin e parashikimit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: E mendoni një koalicion me LSI?

Rama: Koalicion i PS me LSI? Jo!

Pyetje: Keni parashikuar para pak kohësh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do shohim një parti të re së shpejti? E mendoni akoma?

Rama: Kështu mendoj, vazhdoj ta mendoj.

Pyetje: Keni dijeni kush është kreu?

Rama: Ky është thjeshtë një parashikim. Parashikimet nuk shpjegohen se pastaj nuk janë më parashikime. /albeu.com/


Shtuar 8.06.2020 19:43