Katër pjestarë të një familje në Vlorë infektohen me koronavirus

Në qytetin e Vlorës janë infektuar 4 persona nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç.

Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij në Vlorë.

Deri tani ky qark nuk ishte i prekur teksa tashmë nëse këto raste konfirmohen i shtohet hartës së të prekurve në Shqipëri bashkë me Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin, Lushnjen, Korçën, Kavajën dhe Rrogozhinën.


Shtuar 22.03.2020 19:57