Jetonte vetëm, gjendet e vdekur e moshuara në banesën e saj

Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen 5 Maji në Elbasan.

Sipas burimeve një grua e moshuar e cila jetonte e vetme dyshohet se ka humbur jetën.

Mësohet se djali i saj i cili jetonte dy palate më tutje e ka marrë në telefon, dhe ajo nuk është përgjigjur.

Pas këtij veprimi djali ka shkuar në shtëpinë e mamasë së tij dhe e ka gjetur të vdekur.

Të moshuarës pritet që ti bëhet ekspertiza nëse është vdekje natyrale, apo ka ndërruar jetë nga COVID-19.


Shtuar 15.04.2020 18:16