I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i varur në pemë 55-vjeçari

Një shtetas është gjetur i vdekur në Vlorë, pasi është gjetur i varur në kodrat e fshatit Xhyherinë.

Viktima është shtetasi Arjan Berberi banues në Vlorë. Policia ka konfirmuar lajmin.

Shtetasi Arjan Berberi ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen Pavaresia pasditen e 4 shkurtit dhe pë nga ajo ditë nuk ishte parë më.

Pas denoncimit të zhdukjes së tij policia ka njoftuar pasditen e sotme se një bari i zones ka njoftuar policinë për një person të varur në degën e një ulliri.

Pas vetifikimit nga familjarët rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi i zhdukur prej 4 ditesh. Shtetasi në fjalë vuante nga depresioni pas divorcit. /albeu.com/


Shtuar 7.02.2020 19:37