Habit Myslim Murrizi: Të premten shkarkohet Sandër Lleshaj!

Një deklaratë e fortë është bërë nga deputeti i opozitës Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Murrizi u shpreh se të premten Partia Socialiste ka vendosur të shkarkojë ministrin Sandër Lleshaj, për ta bërë deputet.

“Do të doja të uroja për zgjedhjet para zgjedhjeve deputetin e ri të Partisë Socialiste Sandër Lleshaj.

Keni planifikuar ta shkarkoni të premten, Sandër Lleshajn dhe të na e bëni deputet”, tha Murrizi. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2020 15:54