Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për botuesin Henri Çili.

Raportohet se Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për Çilin.

Prokuroria e Përmetit kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të lënë të lirë botuesin Çili.

Apeli në Gjirokastër ka rrëzuar pretendimet e prokurorisë për operacionin “Mezhgorani”.

Kujtojmë se pak kohë më parë botuesi Henri Çili u arrestua si i akuzuar për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy vëllezërit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.


Shtuar 6.04.2020 14:59