Gjendet trupi i pajetë i italianit në Kavajë

Një trup i pajetë është gjetur në katin e 6 të një pallati në Kavajë.

Mësohet se viktima është shtetas italian i identifikuar si Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjec, i cili ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.

Të afërmit e tij në Itali nuk arrinin të kontaktonin me të moshuarin që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm.

Trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës për të bërë autopsinë që zbulon shkakun e ndarjes nga jeta.


Shtuar 25.07.2020 15:06