Gjendet një granatë e paplasur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Para drejtorisë së Policisë në Tiranë sot është gjetur një granatë.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë mësohet se kanë gjetur një granatë ofensive të paplasur, ditën e sotme.

Granata është gjetur teksa punonjësit ishin duke punuar në rrugën “Vangjel Furxhi”, pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Me date 05.06.2020, ora 15:50, në rrugën “Vangjush Furxhi”, punonjësit e UKT-së, duke punuar kane gjetur një granatë ofensive te vjeter”, thuhet në njoftim. /albeu.com/


Shtuar 5.06.2020 14:46