Gjendet i vdekur në një anije 63-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar është gjetur i vdekur teksa ishte duke pastruar motorat e anijes.

63-vjeçari shqiptar u gjet pa vetëdije, anëtar i ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në qytetin Volos, ndërsa po pastronte dhomën e motorit.

63-vjeçari shqiptar me një ambulancë u transportua në Qendrën Shëndetësore Almyros, ku u shpall e vdekur, ndërsa trupi do të transportohet në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore në Larisa për një autopsi-nekropsi. /albeu.com/


Shtuar 25.08.2020 09:03