Gjendet i pajetë punëtori në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku është gjetur një punëtor i pajetë në moshën 39 vjeçare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .


Shtuar 19.08.2020 08:10