Futet për t’u larë, pushuesi në Shëngjin mbytet në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit pasditën e sotme.

Mësohet se një pushues është mbytur.

I moshuari nga Kosova ishte futur për t’u larë në det dhe ka dalë i pajetë nga ujërat e Adriatikut.

Ai mësohet se kishte ardhur për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa fatkëqësisht kthehet i pajetë në vendin e tij.

Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.


Shtuar 1.07.2020 16:35