Franca po përjeton ditët më të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19, i cili në 24 orë ka kaluar 1000 viktima.
1417 viktima janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 10,328 numrin total të vdekjeve.
Kjo është shifra më e lartë që prej shpërthimit të pandemisë në vend.
Me 11,059 të infektuar gjatë këtyre orëve, totali i personave me koronavirus ka arritur në 109,069.
Aktualisht janë 19,337 në spital dhe 7,131 pacientë ndodhen në gjendje kritike. /albeu.com/