Ekzekutoi të riun sa doli nga kafja, vetëdorëzohet në polici autori

Ditë e sote është vetëdorëzuar në në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, autori i vrasjes së Vilson Tafçiut.

Kjo ngjarje ngjarje e rëndë e cila tronditi kryeqytetin ndodhi mbrëmjen e datës 20 janar 2020 në “Astir”.

Lajmi konfirmohet nga Policia e cila thotë se 29-vjeçari Noel Dishi është vetëdorëzuar para pak minutash jnë DVP Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 15:39