Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adiola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.
Siç shihet në videon e siguruar nga abcneës.al, në sallën e gjyqit, ajo është e qetë, pa asnjë ndroje, e kuruar me tualet, e pajisur me maskë dhe doreza, e reja herë pas here e ka mendjen edhe për të rregulluar flokët.
Me bluzën e zezë me mbishkrimin “Superpoëer”, vajza nuk jep asnjë shenjë shqetësimi.
