E konfirmon Ministria: 4 viktima nga COVID-19, mes tyre një burrë pa asnjë sëmundje

COVID-19 ka shënuar shifra alarmante në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë 4 shtetas të infektuar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mes tyre, ka ndërruar jetë edhe një qytetar nga Kamza, pa asnjë sëmundje shoqëruese.

MSH njofton se një 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Gjithashtu kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje bashkëshoqëruese. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 14:13