Dënohen me 5 vite burg zyrtarët e hipotekës në Korçë

5 vite e katër muaj heqje lirie për 5 zyrtarët e dënuar për falsifikim dokumentash në Korçë.

Ditën e sotme është dhënë dënimi për 5 zyrtarët e Hipotekës së Korçës të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash pasi janë denoncuar nga qytetarët se janë pajisur prej tyre me çertifikata fiktive pronësie.

Në total ata janë dënuar me 5 vite e 4 muaj ndërsa akuzat që janë provuar ndaj tyre janë ‘shpërdorim detyre dhe ‘falsifikim dokumentash’

Të dënuarit janë:

Erisild Gorari, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre i dënuar me 3 vite burgim.

Arsidesa Hysa, e akuzuar për falsifikim e dënuar me dy vite burgim.

Erjon Arif, i akuzuar për falsifikim, dënuar me dy vite burgim.

Eriston Ziu, për falsifikim, dënuar me 1 vit burgim

Andrea Zallemi, i akuzuar për falsifikim i dënuar me 4 muaj burgim

Të gjithe këta shtetas kanë qenë të punësuar në Hipotekën e Korçës ku në bashkepunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar dokumenta fikteve.

‘Fabula’ e këtij bashkepunimi qëndron tek qytetarët të cilët shkonin për të rregjistruar pronat e tyre dhe janë pajisur me çertefikata fiktive dhe për pasojë kanë mbetur të pa regjistruar në sistem në për shkak të dokumenteve që u janë dhënë. /albeu.com/


Shtuar 17.01.2020 15:13