Shifra alarmante nga Shkodra: 12 shtetas të infektuar me koronavirus

Pasditën e sotme u bë me dije lajmi se në Shkodër janë kryer 15 testime për COVID-19, pas shenjave të paraqitura.

Mësohet se nga 15 testimet, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për familjarët e dy personave të cilët rezultuan pozitiv sot.

Të gjithë personat pozitiv kanë lidhje, me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac të cilët u diagnostifikuan me Covid-19 gjatë ditës së sotme. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2020 20:58