Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Lushnje.
Një shtetas ka marrë thikën në dorë dhe ka shkuar drejt spitalit në Ngurrëz të Madhe, ku ka kanosur një mjeke.
“Shtetasi G. K. ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë”- njofton zyrtarisht policia.
Lushnjë:
Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë), shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.
Shtetasi G. K. ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”