Zhdukja e tre të rinjve, Veliu mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë në Shkodër

Shkodra është një ndër qytetet më problematike në vend, për shkak të ngjarjeve të pazbardhura kriminale në këtë qytet verior.

Mësohet se mbrëmjen e sotme, makina e Ardi Veliut e shoqëruar me një eskortë shoqëruese në alarm, është nisur me shpejtësi drejt Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se vizita e kreut të policisë në Shkodër vjen pas zhdukjes së mistershme të tre të rinjve.

Veliu ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj si dhe me drejtuesit e Komisariateve Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Shkak për këtë vizitë është zhdukja e të rinjve, Deniel dhe Klement Pepaj dhe Vilson Çutajn.

Tre të rinjtë u zhdukën pasditen e datës 3 tetor dhe deri më sot asgjë nuk dihet për fatin e tyre.

Nga hetimet e deritanishme besohet se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.


Shtuar 6.10.2020 17:33